Avokati i Thaçit përplaset me gjykatësin e Speciales: Pse s'ka simbole të Kosovës këtu? - Gazeta Express
string(84) "avokati-i-thacit-perplaset-me-gjykatesin-e-speciales-pse-ska-simbole-te-kosoves-ketu"

Avokati i Thaçit përplaset me gjykatësin e Speciales: Pse s’ka simbole të Kosovës këtu?

Gazeta Express

09/11/2020 16:02

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është përplasur në Gjykatën Speciale me gjykatësin Nicolas Guillou lidhur me simbolet e Kosovës, që mungojnë në këtë institucion të drejtësisë, raporton Gazeta Express.

Replikat kanë nisur kur David Hooper e ka ngritur çështjen e mungesës së simboleve të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Lexo Edhe:

“Jo vetëm që është njollë për Kosovën dhe kosovarët… Gjykatë e Kosovës, por nuk ka asgjë nga Kosova. Nuk ka asnjë emblemë të Kosovës. Ndoshta mund t’i kushtohet vëmendja kësaj. Nëse është Gjykatë e Kosovës, mund të kishim këtu shqiponjen e zezë me të kuqe”, ka thënë avokati.

Në replikë, gjykatësi Nicolas Guillou e ka pyetur avokatin se pse ai s’ka veshur rroba të kuqe.

“Mund të kishit veshur rroba të kuqe”, tha Guillou duke qeshur.

Ndërsa avokati Hooper i replikoi përsëri gjykatësit.

“Por unë nuk jam avokat i Kosovës”, tha ai, duke theksuar se nuk është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës. /GazetaExpress/