Thaçi pas takimit me Ramën: Kosova e Shqipëria t'ia hapin kufijtë plotësisht pa vonesa - Gazeta Express
string(84) "thaci-pas-takimit-me-ramen-kosova-e-shqiperia-tia-hapin-kufijte-plotesisht-pa-vonesa"

Thaçi pas takimit me Ramën: Kosova e Shqipëria t’ia hapin kufijtë plotësisht pa vonesa

Gazeta Express

05/06/2020 17:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti përmes një shkrimi në Facebook.

Lexo Edhe:

Thaci ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet që t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.

“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan”, ka shkruar i pari i shtetit./Express/