Tërmeti që u ndje disa minuta më parë në Shqipëri ka qenë me magnitudë 4.1 të shkallës rihter.
Sipas të dhënave të publikuara nga “EMSC”, tërmeti ka qenë me epiqendër në Elbasan. Konkretisht epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë 10 km nga qyteti i Librazhdit dhe 23 km nga qyteti i Elbasanit.
Thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 km. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.
/ Gazeta Express
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”,...