A ka lidhje tërmeti në Shqipëri me atë në Turqi? Përgjigjet sizmiologu - Gazeta Express
string(69) "a-ka-lidhje-termeti-ne-shqiperi-me-ate-ne-turqi-pergjigjet-sizmiologu"

A ka lidhje tërmeti në Shqipëri me atë në Turqi? Përgjigjet sizmiologu

Shqiperi

Gazeta Express

09/02/2023 12:33

Lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë sot në Shqipëri kanë krijuar panik te qytetarët nisur dhe nga situata e krijuar në Turqi.

Sizmiologu Rrapo Ormeni, u shpreh se këto janë tërmete të zakonshme për Shqipërinë dhe se nuk kanë lidhje me tërmetet që kanë rënë në shtetin turk.

Lexo Edhe:

“Janë tërmete të zakonshme që bien në vendin tonë. Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, janë tërmete që bien herë pas herë në vendin tonë. Kjo është një ngjarje e zakonshme. Në afërsi të Elbasanit, ka qenë një termet i cekët i zakonshëm. Unë vetë s’e kam ndjerë. Është tërmet i vogël dhe nuk ka lidhje me Turqinë. As nuk shkaktojnë dëmtime. Janë në zonat aktive të vendit tonë. Janë zona që preken me shpeshtësi nga tërmetet”, u shpreh Ormeni për Report Tv.

Epiqendra e tërmetit 4 ballë ka qenë 23 kilometra në lindje të qytetit të Elbasanit dhe 10 kilometra nga Librazhdi. Raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera.

/Gazeta Express