Një atmosferë e pazakontë është regjistruar në stadiumin Santiago Bernabéu, ku një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të Real Madridit kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj presidentit të klubit, Florentino Pérez.
Sipas thirrjeve të shpërndara më herët në rrjetet sociale, tifozëve u ishte kërkuar që në minutën e pestë të ndeshjes të brohorisnin “Florentino, dorëheqje!” dhe ky apel rezultoi i suksesshëm.
Pikërisht në minutën e pestë, teksa në tribuna dëgjoheshin edhe fishkëllima ndaj disa lojtarëve, veçanërisht Vinícius Júnior dhe Jude Bellingham, një pjesë e madhe e stadiumit nisi thirrjet kundër presidentit të klubit.
Edhe pse zgjati për pak çaste, kori për dorëheqjen e Florentino Pérez ishte i qartë dhe i dëgjueshëm, duke treguar se nuk bëhej fjalë për një grup të vogël tifozësh, por për një numër të konsiderueshëm mbështetësish që iu bashkuan protestës.
Kjo situatë sinjalizon një klimë tensioni në radhët e Real Madridit, në një moment delikat për klubin, teksa mbetet për t’u parë nëse drejtuesit do të reagojnë ndaj pakënaqësisë së tifozëve. /GazetaExpress
🚨 LA AFICIÓN DEL REAL MADRID COREANDO FLORENTINO DIMISIÓN
— (fan) REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) January 17, 2026
😱😱😱 pic.twitter.com/jjtBXbc5EP
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...