Zyrtare: Anthony Gordon është prezantuar si futbollisti më i ri i Barçës - Gazeta Express
string(71) "zyrtare-anthony-gordon-eshte-prezantuar-si-futbollisti-me-i-ri-i-barces"

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 23:30

Zyrtare: Anthony Gordon është prezantuar si futbollisti më i ri i Barçës

Futboll

Gazeta Express

29/05/2026 23:30

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte transferimin e Anthony Gordonit në një event që u shty me tetë orë nga orari fillestar për shkak të problemeve burokratike.

Sulmuesi anësor anglez bëhet zyrtarisht lojtar i ri i Barcelonës, duke përmbyllur një marrëveshje strategjike që forcon projektin sportiv të klubit për sezonet e ardhshme.

Pasi mbërriti dje pasdite në kryeqytetin katalanas, lojtari kaloi me sukses vizitat mjekësore, para se të darkonte me Decon dhe Bojan Krkićin për të finalizuar marrëveshjen.

Programi i lojtarit nis nesër, dhe nga ora 13:30 ai do të mbajë konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Barcelonës.

Marrëveshja është mbyllur për një shumë transferimi prej 70 milionë eurosh fikse plus bonuse në drejtim të Newcaslet.

Gordoni ka firmosur një kontratë afatgjatë që do ta mbajë te klubi katalanas deri në vitin 2031, duke treguar angazhimin e madh të bordit për talentin e tij për të ardhmen.

Nga ana financiare, reprezentuesi anglez do të përfitojë një pagë javore prej 346,000 eurosh, që korrespondon me rreth 17.5 milionë euro bruto në sezon.

Kjo shifër i dyfishon saktësisht pagën që kishte te Newcastle Unitedi dhe e vendos atë në mesin e lojtarëve më të paguar të skuadrës.

Me këtë lëvizje në merkato, Barcelona shton shpejtësi, driblim dhe gola në sulmin e saj.

Tifozët e Barçës tashmë po presin me padurim fjalët e para të lojtarit para mediave në këtë ditë historike për klubin./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement