Ish-ylli i futbollit anglez, Raheem Sterling, është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit nën ndikimin e drogës, pasi përplasi Lamborghini-n e tij.
Policia ndaloi futbollistin 31-vjeçar në autostradën M3 në Hampshire rreth orës 09:00 të mëngjesit të së enjtes.
Sterling, i cili aktualisht është pjesë e klubit holandez Feyenoord, është liruar me kusht ndërsa hetimet vazhdojnë.
Ish-lojtari i Anglisë dyshohet se po ngiste automjetin nën ndikimin e substancave narkotike pasi Lamborghini i tij u përplas me barrierat e autostradës.
Ish-anësori i Anglisë, Liverpoolit dhe Manchester Cityt po udhëtonte në autostradën M3 të enjten në mëngjes kur ndodhi aksidenti.
Policia e ndaloi në drejtimin jugor të autostradës në Hampshire rreth orës 09:00 dhe e arrestoi.
Sterling, i cili u largua nga Chelsea në janar për t’iu bashkuar Feyenoordit, sipas burimeve pranë lojtarit, po kalon një periudhë të vështirë.
Ai dyshohet për drejtim të automjetit në gjendje të papërshtatshme për shkak të përdorimit të drogës, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim të një substance të klasës C dhe refuzim për të dhënë një mostër për testim.
Më pas ai është liruar me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Substancat e klasës C përfshijnë qetësues si Valiumi, steroidet, gazin e të qeshurit (nitrous oxide) dhe GHB-në.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...