Të rinjtë nga Kosova shkojnë në Harvard - Gazeta Express
string(40) "te-rinjet-nga-kosova-shkojne-ne-harvardd"

Të rinjtë nga Kosova shkojnë në Harvard

Gazeta Express

18/02/2020 10:34

Një grup studentësh nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës po marrin pjesë në programin “Model United Nations” në Universitetin e Harvardit në Boston. Bashkë me qindra studentë të tjerë nga e gjithë bota, ata simulojnë debate dhe kanë rast ta vënë veten në rolin e atyre që marrin vendime në organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Gazeta inFokus.

“Një delegacion i Universitetit të Prishtinës, i kryesuar nga Dekani i Fakulteti Juridik Prof.Asoc.Dr. HaxhiGashi, së bashku me Prof.Asoc.Dr. Remzije Istrefi, Ass. Luz Balaj dhe 8 studentë nga Fakulteti Juridik, Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Mjekësisë, janë duke marrë pjesë në Konferencën e Simulimit të Punës së OKB-së, që organizohet nga studentët e Universitetit të Harvardit, për të 66-in vit me radhë.

Lexo Edhe:

Ky delegacion, përpos pjesëmarrjes në këtë konferencë, do t’i vizitojë dhe do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e Universitetit Saint Jones, Cardozo University, James Medision University dhe University of Columbia.

“Qëllimi i kësaj vizite, përpos pjesëmarrjes në konferencë, është edhe rritja e bashkëpunimit të UP-së me universitetet amerikane, me fokus në krijimin e kushteve për dërgimin e studentëve kosovarë në programe të ndryshme të studimit në këto universitete”, thuhet në njoftimin e plotë të UP-së.