Të dy pacientët të cilëve iu transplantua veshka janë në gjendje të mirë shëndetësore - Gazeta Express
string(85) "te-dy-pacientet-te-cileve-iu-transplantua-veshka-jane-ne-gjendje-te-mire-shendetesore"

Të dy pacientët të cilëve iu transplantua veshka janë në gjendje të mirë shëndetësore

Gazeta Express

25/05/2020 15:15

Dy pacientët të cilëve të shtunën u është kryer transplantim i veshkave nga një donator i vdekur janë në gjendje stabile shëndetësore.

Nga Klinika për urologji informojnë se intensivisht ndiqet vijimi postoperatib dhe funksioni i veshkave të transplantuara, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Janë transplantuar gruaja e moshës 45 vjeçare nga Shkupi dhe një burrë i moshës 40 vjeçare nga Kumanova, të cilët kanë pasur dobësi kronike të veshkave dhe me vite të tëra kanë qenë në dializë.