Taynan e gjuajnë me telefon në mes të koncertit - Gazeta Express
string(47) "taynan-e-gjuajne-me-telefon-ne-mes-te-koncertit"

Yjet

Gazeta Express

13/11/2023 19:54

Taynan e gjuajnë me telefon në mes të koncertit

Yjet

Gazeta Express

13/11/2023 19:54

Trendi më i ri i fansave për të goditur këngëtarët me telefona është duke vazhduar dhe rasti i fundit është bërë edhe në koncertin e fundit ku ka kënduar Tayna

Reperja dhe këngëtarja ishte duke kënduar në New York bashkë me Ledri Vulën kur për një moment shihet një telefon që shkon afër këmbëve të saj.

Tayna arrin që t’i shmanget goditjes, derisa ka vazhduar të këndojë duke injoruar totalisht veprimin që bëri fansi i saj.

Deri me tani Tayna nuk ka bërë ndonjë reagim në rrjetet sociale pos postimit të një seti të fotografive që janë pjesë e këngës së saj të fundit që ajo lansoi mbrëmë në ora 18:00 me titull “Xhelozia” . /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement