Taseva: Shteti të kontrolloj financimin e partive politike - Gazeta Express
string(57) "taseva-shteti-te-kontrolloj-financimin-e-partive-politike"

Taseva: Shteti të kontrolloj financimin e partive politike

Gazeta Express

31/05/2020 15:52

Shteti duhet t’i zbatojë ligjet për kontroll efikas mbi financimin e partive politike sepse u ka dhënë atyre 4.5 milion euro për fushatën zgjedhore, thotë kryetarja e Transparencës Internacionale, Slagjana Taseva.

Komisioni Kundër Korrupsionit ka mundësinë ta monitorojë financimin e tyre sepse me ligji ka qasje në llogaritë e partive. Ajo thekson se për momentin po keqpërdoret Qeveria e Përzhinos sepse përmes saj, të gjitha partitë po promovojnë programet e tyre politike. Ata janë atje për të siguruar interesat qytetare e jo partiake, thotë Taseva.

Lexo Edhe:

Tani përdorin resurse shtetërore për të promovuar aktivitetet e tyre. Aktivitetet e fushatës do të fillojnë kur fushata fillon zyrtarisht 20 ditë para zgjedhjeve. Atëherë mund të flasim për një kontroll më efikas -deklaroi Slagjana Taseva Transparenca Maqedoni.

Sipas Tasevës, pandemia e korona virusit nuk ka shkaktuar virtyt tek partitë që të mbështeten në tarifat e anëtarësimit dhe paratë që i kanë nëpër llogaritë e tyre dhe të heqin dorë nga paratë e shtetit të destinuara për financimin e tyre.

Kështu në mënyrë shumë më efikase do t’i kishin realizuar fushatat e tyre partiake. Mendoj se qytetarët do ta vlerësonin më shumë këtë sesa këto fushata parazgjedhore që po i bëjnë duke shpërdoruar detyrën – tha Slagjana Taseva Transparenca Maqedoni.

Partitë tashmë kanë filluar mbajtjen e takimeve parazgjedhore me qytetarët dhe postimin e mesazheve partiake nëpër rrjetet sociale.