Tahiri ia çon një mesazh Qeverisë Kurti me disa foto nga vaksinimi në Vushtrri - Gazeta Express
string(78) "tahiri-ia-con-nje-mesazh-qeverise-kurti-me-disa-foto-nga-vaksinimi-ne-vushtrri"

Tahiri ia çon një mesazh Qeverisë Kurti me disa foto nga vaksinimi në Vushtrri

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 12:07

Për disa orë para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi gjatë pritjes për vaksinim të personave mbi moshën 65-vjeçare, raporton Gazeta Express.

Për këtë ka ndërhyrë policia e Kosovës, derisa, MSH-ja është arsyetuar se personat që kanë krijuar tollovinë janë të komunave tjera.

Lexo Edhe:

Mirëpo, është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që i ka reaguar nivelit qëndror duke publikuar disa foto ku shihet se si po shkon procesi i vaksinimit në këtë komunë.

“Vaksinimi në Vushtrri ?? ?‍⚕️ ?‍⚕️ . Drejtoria e Shëndetësisë, Inspeksioni Komunal të gjithë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve ?”, ka shkruar ai./Express/