Tabloidi gjerman do të paguajë 200 mijë euro dëmshpërblim për familjen e Schumacher për shkak të intervistës së rreme - Gazeta Express
string(117) "tabloidi-gjerman-do-te-paguaje-200-mije-euro-demshperblim-per-familjen-e-schumacher-per-shkak-te-intervistes-se-rreme"

Tabloidi gjerman do të paguajë 200 mijë euro dëmshpërblim për familjen e Schumacher për shkak të intervistës së rreme

Sporte tjera

Gazeta Express

24/05/2024 13:38

Familja e Michael Schumacher (Michael Schumacher) do të marrë dëmshpërblim prej 200 mijë euro nga tabloidi gjerman “Die Aktuelle”. 

Një vit më parë, ata publikuan gjoja “intervistën e parë me Schumacher”, me një foto të madhe të pilotit legjendar të Formula 1, duke treguar se kishin bërë një intervistë me Schumacher, i cili nuk del nga shtëpia e tij në Zvicër, por e gjitha ishte një mashtrim. 

Lexo Edhe:

Përkatësisht, tabloidi përdori inteligjencën artificiale për t’iu përgjigjur pyetjeve, transmeton Gazeta Express. 

Familja e Schumacher paditi gazetën gjermane dhe gjykata vendosi që ajo të marrë 200 mijë euro, të cilat “Aktuelle” duhet të paguajë për publikimin e një interviste të rreme. 

Pas publikimit, kryeredaktorja, Anne Hoffmann, u shkarkua. 

Kujtojmë se kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që kur Schumacher pësoi një aksident të rëndë teksa bënte ski në Francë. 

Ai u lëndua rëndë, por mbijetoi. Megjithatë, gjendja e tij nuk dihet për publikun. 

Bashkëshortja e Michaelit prej vitesh bën deklarata të ashpra dhe kontrollon rreptësisht se kush mund ta shohë.