Syla për operimin e Osmanit në klinikë private: E ka pasë gojën plot “pro-institucioneve publike” - Gazeta Express
string(94) "syla-per-operimin-e-osmanit-ne-klinike-private-e-ka-pase-gojen-plot-pro-institucioneve-publike"

Syla për operimin e Osmanit në klinikë private: E ka pasë gojën plot “pro-institucioneve publike”

Lajme

Gazeta Express

03/11/2022 22:23

Analisti Valon Syla e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila para institucioneve publike të shëndetësisë, ka zgjedhur një klinikë private për ta trajtuar një problem të saj shëndetësor.

Syla ka thënë Osmani është pjesë e VV-së, duke qenë se ka garuar në listën e saj zgjedhore, prandaj sipas tij, ajo është e majtë.

Lexo Edhe:

“E kanë pasë gojën plot pro-institucione publike, shtetin me majtë… kjo është Vetëvendosje. Mundet me thënë jam e djathtë, por s’mundesh me qenë e djathtë, kur krejt partinë me dy këmbë e ka të majtë. Kjo veç Hashim Thaçion e ka sha tërë jetën. Tre operacione e frizura i ka ndërru prejse ka ardhë. S’je bë presidente për me u shëndosh ti”, ka thënë Syla në Pressing.

Syla ka deklaruar se Osmani ka gënjyer qytetarët.

Ai i ka uruar asaj shëndet dhe shërim të shpejt.