Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll, që po mbahet në qytetin e Suharekës.
Përballja e parë do të zhvillohet prej orës 17:00, mes rivalëve të vjetër, Trepçës dhe Sigal Prishtinës, shkruan Gazeta Express.
Në çerekfinale, mitrovicasit triumfuan 102:72 ndaj Bashkimit, teksa prishtinasit eliminuan Istogun me rezultatin 89:71.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes nikoqirëve të Superkupës, Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Suharekasit kaluan në gjysmëfinale pas fitores 82:69 ndaj Vëllaznimit, ndërsa pejanët eliminuan Proton Cable Prizrenin duke triumfuar me rezultatin 92:81.
Siç dihet, të dy ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori”.
Kujtojmë se finalja është e caktuar për t’u zhvilluar të dielën. /Gazeta Express/