Studimi paralajmëron: Mijëra pacientë me artrit mund të kenë sëmundje të fshehur dhe të rrezikshme të mushkërive - Gazeta Express
string(111) "studimi-paralajmeron-mijera-paciente-me-artrit-mund-te-kene-semundje-te-fshehur-dhe-te-rrezikshme-te-mushkerive"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/07/2026 12:07

Studimi paralajmëron: Mijëra pacientë me artrit mund të kenë sëmundje të fshehur dhe të rrezikshme të mushkërive

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/07/2026 12:07

Mijëra pacientë që vuajnë nga artriti mund të kenë një sëmundje të fshehur dhe potencialisht vdekjeprurëse të mushkërive, sipas një studimi të ri.

Artriti reumatoid, një sëmundje autoimune që prek më shumë se 400 mijë njerëz në Britani, njihet kryesisht për dhimbjen dhe inflamacionin e nyjeve. Megjithatë, hulumtimet e fundit e kanë lidhur këtë gjendje me një komplikim serioz: sëmundjen intersticiale të mushkërive të lidhur me artritin reumatoid, e njohur si RA-ILD.

Kjo sëmundje mund të shkaktojë inflamacion dhe krijim të plagëve në indet e mushkërive, duke e bërë frymëmarrjen gjithnjë e më të vështirë.

Një deklaratë ndërkombëtare e konsensusit të ekspertëve, e publikuar në revistën mjekësore “The Lancet Respiratory Medicine”, ka identifikuar faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e RA-ILD.

“Artriti reumatoid nuk prek vetëm nyjet, por mund të ndikojë edhe në mushkëri në mënyra që dëmtojnë ndjeshëm shëndetin dhe cilësinë e jetës së një personi”, tha Dr. Joshua Solomon, autori kryesor i studimit dhe drejtor i sëmundjeve intersticiale të mushkërive në National Jewish Health.

Sipas të dhënave, një në gjashtë pacientë me artrit reumatoid zhvillon një lloj anomalie në mushkëri, ndërsa një në dhjetë preket nga RA-ILD.

Nëse zbulohet herët, kjo gjendje mund të trajtohet me barna që kontrollojnë inflamacionin, ngadalësojnë dëmtimin e mushkërive dhe ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të frymëmarrjes.

Terapitë më të zakonshme përfshijnë barna imunosupresive, si dhe medikamente antifibrotike, të cilat synojnë të ruajnë funksionin e mushkërive dhe të ngadalësojnë përkeqësimin e sëmundjes.

Por kur diagnostikohet vonë, RA-ILD mund të çojë në pasoja shumë më të rënda dhe, në disa raste, mund të jetë fatale.

Simptomat përfshijnë kollë të thatë të vazhdueshme dhe të pashpjegueshme, gulçim gjatë aktivitetit fizik, lodhje të përgjithshme dhe dobësi.

Shenja më të rralla të sëmundjes mund të jenë tinguj kërcitës në mushkëri, të ngjashëm me hapjen e një shiriti “velcro”, trashje ose deformim i majave të gishtave të duarve dhe këmbëve, si dhe zë i ngjirur.

Rreziku për RA-ILD rritet te burrat, te personat mbi 60 vjeç dhe te ata që kanë histori të pirjes së duhanit. Po ashtu, simptomat më të rënda të artritit reumatoid mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që më shumë pacientë me artrit reumatoid të kontrollohen për probleme të mushkërive, sidomos nëse i përkasin grupeve me rrezik të lartë.

“Këto rekomandime ofrojnë udhëzime praktike për t’i ndihmuar mjekët ta identifikojnë më herët sëmundjen e mushkërive, t’i monitorojnë pacientët më mirë dhe të vendosin se kur trajtimi mund të jetë i nevojshëm”, tha Dr. Solomon. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement