Një rast i pazakontë familjar është raportuar në Livorno të Italisë, ku një grua ka telefonuar policinë pas një debati me bashkëshortin e saj, i cili kishte refuzuar afërsinë intime pas kthimit nga një udhëtim i gjatë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka përfshirë një çift me origjinë nigeriane. Burri ishte kthyer së fundmi nga Nigeria, ku kishte qëndruar për më shumë se një muaj. Pas udhëtimit të gjatë, ai kishte kërkuar të pushonte, duke përmendur lodhjen si arsye për të shmangur çdo diskutim apo afërsi të mëtejshme.
Mirëpo, bashkëshortja e tij e ka përjetuar refuzimin si shenjë të një krize të mundshme në marrëdhënien e tyre. Sipas raportimeve, ajo dyshohet se ka nisur të dyshojë edhe për një tradhti të mundshme.
Ajo që fillimisht nisi si një mosmarrëveshje mes çiftit, më pas u kthye në debat të ashpër. Zërat e lartë alarmuan edhe fqinjët, të cilët kontaktuan autoritetet nga frika se situata mund të përshkallëzohej.
Në fund, gruaja telefonoi numrin e emergjencës 112. Me të mbërritur në banesë, policët u përballën me një situatë të pazakontë, por pas verifikimeve nuk konstatuan ndonjë problem serioz apo rrezik të menjëhershëm.
Forcat e rendit arritën të qetësonin palët dhe të rikthenin normalitetin në banesë.
Mediat italiane e kanë cilësuar rastin si të pazakontë, ndërsa ngjarja ka tërhequr vëmendje për mënyrën se si një keqkuptim brenda çiftit përfundoi me ndërhyrjen e policisë. /GazetaExpress/