Studimi i ri: Sa më të fortë të jenë muskujt e këmbëve, aq më pak rrezik me zemrën - Gazeta Express
string(80) "studimi-i-ri-sa-me-te-forte-te-jene-muskujt-e-kembeve-aq-me-pak-rrezik-me-zemren"

Studimi i ri: Sa më të fortë të jenë muskujt e këmbëve, aq më pak rrezik me zemrën

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

30/05/2023 20:02

Një arsye më shumë pse nuk duhet të anashkaloni muskujt e këmbëve!

Provat në rritje tregojnë se forcimi i muskujve të këmbëve mund të ketë përfitime për zemrën, madje mund të përmirësojë simptomat pas një ataku në zemër.

Lexo Edhe:

Sipas një studimi shkencor, “Heart Failure 2023”, të kryer nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, sa më të fortë të jenë muskujt e këmbëve, aq më pak rrezik kanë njerëzit për të pasur probleme me zemrën.

Rezultatet nuk janë botuar në një revistë për t’u vlerësuar nga ekspertë të tjerë, por theksojnë rëndësinë e ushtrimeve të rregullta dhe forcimit të muskujve te njerëzit e moshave më të vjetra, pasi masa e muskujve mund të zvogëlohet me kalimin e moshës, duke ndikuar ndoshta në shëndetin kardiovaskular.

Pas një ataku kardiak, i njohur si infarkt i miokardit, zemra mund të kalojë nëpër një proces të njohur si rimodelimi i miokardit ose rimodelimi kardiak, në të cilin indet fibroze grumbullohen, duke shkaktuar zmadhim të zemrës.

Provat e reja sugjerojnë se rehabilitimi kardiak me ushtrime mund të ndryshojë procesin rikuperues duke përmirësuar funksionin e zemrës.