Statistikë mbresëlënëse: Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi me më së shumti gola në Serie A në 5 sezonet e fundit - Gazeta Express
string(109) "statistike-mbreselenese-amir-rrahmani-qendermbrojtesi-me-me-se-shumti-gola-ne-serie-a-ne-5-sezonet-e-fundit-1"

Sport

Gazeta Express

04/01/2026 14:41

Statistikë mbresëlënëse: Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi me më së shumti gola në Serie A në 5 sezonet e fundit

Sport

Gazeta Express

04/01/2026 14:41

Amir Rrahmani vazhdon të konfirmohet si një nga mbrojtësit më të rrezikshëm në elitën e futbollit italian. Kapiteni i Kosovës është qendërmbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në Serie A gjatë pesë sezonëve të fundit.

Konkretisht, nga sezoni 2021/2022 e deri në sezonin aktual, Rrahmani ka realizuar 11 gola, një shifër mbresëlënëse për një mbrojtës qendror dhe dëshmi e rëndësisë së tij jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në aspektin ofensiv, shkruan Gazeta Express.

Me paraqitjet e tij konstante dhe ndikimin vendimtar në momente kyçe, Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Napolit dhe të përfaqësojë me krenari Kombëtaren e Kosovës, duke u renditur mes mbrojtësve më efikasë në Serie A. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement