Statistikat e edicionit të rregullt: Peja me sulmin më të mirë, Ylli me mbrojtjen më të mirë - Gazeta Express
string(90) "statistikat-e-edicionit-te-rregullt-peja-me-sulmin-me-te-mire-ylli-me-mbrojtjen-me-te-mire"

Basketboll

Gazeta Express

17/04/2022 13:36

Statistikat e edicionit të rregullt: Peja me sulmin më të mirë, Ylli me mbrojtjen më të mirë

Basketboll

Gazeta Express

17/04/2022 13:36

Pas përfundimit të garave të rregullta është koha për Final 4 të Ligës Unike, ku do të përcaktohet kampioni.

Në garat e rregullta, sulmin më të mirë e kishte skuadra e Pejës, që në 14 xhiro shënoi 1278 pikë apo 91.28 për ndeshje.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, më së paku pikë ka shënuar Vllaznia e Shkodrës, 1051 apo 75 pikë për ndeshje.

Mbrojtjen më të mirë e kishte skuadra e Golden Eagle Yllit, duke pranuar për 14 xhiro, vetëm 996 pikë, apo 71.14 për ndeshje. Ndërsa mbrojtjen më të dobët e kishte Kamza Basket, 1316 ose 94 pikë për ndeshje.

Ylli përfundoi garat e rregullta me 13 fitore dhe një humbje, ku do të synojë mbrojtjen e titullin, ndërsa finalja e edicionit të kaluar, Peja përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë me nëntë fitore e pesë humbje dhe synon të fitojë trofeun në shtëpinë e saj.