Sportistët kosovarë, pa rezultate të kënaqshme në “EYOF Maribor 2023” - Gazeta Express
string(66) "sportistet-kosovare-pa-rezultate-te-kenaqshme-ne-eyof-maribor-2023"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/07/2023 17:54

Sportistët kosovarë, pa rezultate të kënaqshme në “EYOF Maribor 2023”

Sporte tjera

Gazeta Express

27/07/2023 17:54

Sportistët e notit, xhudos, atletikës dhe çiklizmit, sot ishin në program në ditën e katërt të Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj EYOF Maribor 2023, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

– Xhudo – Art Thaçi nuk arriti të kalojë pengesën e parë, pasi u mund nga çeku, Vit Sarboch, kategoria -81 kg.

Lexo Edhe:

– Atletikë – Gerta Gashi ishte e fundit që garoi nga atletika në EYOF Maribor 2023. Ajo garoi në 800 metra, me kohë 2 minuta e 36.47 sekonda, që e renditi në vendin 18.

– Çiklizëm – Visar Nuhaj garoi në disiplinën e çiklizmit rrugor dhe arriti ta përfundojë garën me kohë, 1 orë e 52:24 sekonda. Ai u rendit i 84-ti nga 92 garues.

– Not – Në ekipore miks 4X100 metra, ekipi i përbërë nga Olta Berisha, Adora Hoxha, Arion Budima dhe Butrint Hashani, ndali kronometrin në 4 minuta e 42.73 sekonda, duke zënë vendin 27. Veçohet koha e Arionit në shpinë, i cili theu rekordin e Kosovës për grupmosha të reja, me kohë 1 minutë, 05.28 sekonda.

Në individuale, Hashani garoi në 50 metra stil i lirë, me kohë 25.97, vendi 42.

Berisha garoi në 200 metra miks dhe ndali kohën në 2 minuta e 36.17 sekonda, vendi 26.

Budima garoi në 200 metra stil i lirë, me kohë 2 minuta e 03.77 sekonda, vendi 41. /Gazeta Express/