105 milionë euro kostoja e shtesave, shprehet drojë se do ta rrisin inflacionin - Gazeta Express
string(78) "105-milione-euro-kostoja-e-shtesave-shprehet-droje-se-do-ta-rrisin-inflacionin"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:05

105 milionë euro kostoja e shtesave, shprehet drojë se do ta rrisin inflacionin

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:05

105 milionë euro është kostoja e të gjitha shtesave prej 100 eurosh që u ndanë nga Qeveria në mbledhjen e 22 majit, rreth dy javë para zgjedhjeve.

Këto mjete që nuk u autorizuan nga Kuvendi që të ndaheshin përmes Ligjit për buxhetin, Qeveria gjeti mënyra të tjera për shpërndarjen e tyre.

Shtesat për mbi 322 mijë përfitues të skemave sociale e për mbi 405 mijë fëmijë do të shkojnë në afro 73 milionë euro.

https://youtube.com/watch?v=FcoCR7GLjnU%3Fsi%3Dbzp-tRzn9ZAyhPe9%26start%3D667

Në vendimin që ka marrë Qeveria ka vendosur që këto mjete të këtyre kategorive t’i përdorë në mënyrë të parakohshme nga programet përkatëse.

“Për pikat 11. Dhe 1.2. të këtij Vendimi, mjetet sigurohen përmes alokimit të parakohshëm të mjeteve nga nënprogramet përkatëse. Autorizohet Thesari i Kosovës në Ministrinë e Financave që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për alokim të mjeteve sipas përllogaritjeve të bëra nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkaq për 250 mijë punëtorë të sektorit privat që kanë pagën nën 1 mijë euro, do të ndahen 25 milionë euro. 

Këto të holla Qeveria ka vendosur t’i marrë nga “Programi i Ringjalljes Ekonomike” në Ministrinë e Financave, ku në arkë janë krejt 30 milionë, dhe më pas t’i derdhë në thesar në mënyrë që të mundësohet shpërndarja e tyre te punëtorët.

Ndërkaq për 70 mijë studentë janë ndarë 7 milionë euro.

Qeveria mori vendim që këto mjete t’i vendosë në thesar duke i marrë nga kontigjencat në Ministrinë e Financave, që është fond rezervë për shpenzime të paparashikuara.

Ekonomisti Fidan Qerimi është shprehur kritik i përdorimit të këtyre mjeteve financiare pa ndonjë urgjencë, sidomos kur nuk janë në harmoni me planifikimet buxhetore për vitin 2026.

Ai thotë se përveç se është anashkaluar Kuvendi, ndarja e këtyre mjeteve do të ketë pasoja ekonomike – si rritja e inflacionit.

“Çështja që unë mendoj që Qeveria është duke bërë gabim është se përballja me inflacionin nuk mund të bëhet me një transaksion të vetëm. Përballja me inflacionin do të duhej të ketë rritje të pagave, të pensioneve, të subvencioneve që janë sipas ligjit por të cilat do të duhej të ndërlidheshin me normën e inflacionit. Kjo do të ishte përgjigja e duhur ndaj ndikimit te inflacionit në jetën e qytetarëve”, ka thënë Qerimi.

Pakon për përballje me inflacionin Qeveria e pati paraparë në vlerë 200 milionë euro

Advertisement
Advertisement
Advertisement