Kurti me urim për Kurban Bajram: Të na prijë solidariteti dhe respekti për njëri-tjetrin - Gazeta Express
string(87) "kurti-me-urim-per-kurban-bajram-te-na-prije-solidariteti-dhe-respekti-per-njeri-tjetrin"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:00

Kurti me urim për Kurban Bajram: Të na prijë solidariteti dhe respekti për njëri-tjetrin

Lajme

Gazeta Express

27/05/2026 7:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se shqiptarët duhet të udhëhiqen çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë.

“T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor. Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement