Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë - Gazeta Express
string(84) "konjufca-shumica-ska-vullnet-qe-vendi-te-shkoje-ne-zgjedhje-me-doreheqje-te-qeverise"

Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 12:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se shumicës parlamentare i mungon vullneti që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë.

Në deklarimin për media, pas mbledhjes së Kryesisë, Konjufca ka thënë se deri më tani nuk është zhvilluar ndonjë takim në mes të partive politike për të diskutuar për datën e mundshme të zgjedhjeve, edhe pse sipas tij të gjitha partitë pajtohen që vendi të shkojë në zgjedhje.

Lexo Edhe:

“Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje por nuk po arrin që kjo gjë të bëhet. Nuk po duket që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje të Qeverisë, sepse nuk ka një arsye që të japë dorëheqje Qeveria. Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se i pengon fakti që Kuvendi e ka humbur fuqinë që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Shumica mund të votojë ligje, por mua më pengon që Kuvendi i Republikës së Kosovës që disa muaj e ka humbur kapacitetin e vet për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Konjufca.