Southamptoni është përjashtuar nga “play-offi” i Championshipit të martën pasi pranoi se kishte spiunuar në mënyrë të përsëritur kundërshtarët.
English Football League (EFL) ka rikthyer Middlesbroughin në finalen e “Wembleyt” – ndeshja më e vlefshme në futboll – ku do të përballet me Hull Cityn të shtunën.
Fituesi siguron ngjitjen në Premierligë.
Southamptoni ishte akuzuar më herët këtë muaj për shkelje të rregullave të ligës, konkretisht për filmimin e paautorizuar të seancave stërvitore të Middlesbroughit para ndeshjes gjysmëfinale.

Klubi megjithatë kishte arritur të fitonte përballjen me dy ndeshje dhe ishte vetëm një hap larg rikthimit në elitë.
Liga ka bërë të ditur se klubi nga bregu jugor ka pranuar edhe shkelje të tjera gjatë këtij sezoni, që lidhen me ndeshjet ndaj Oxford Unitedit dhe Ipswich Townit.
Përveç përjashtimit nga “play-offi”, Southamptoni është ndëshkuar edhe me zbritje prej 4 pikësh për sezonin e ardhshëm.
Klubi ka të drejtë ankese ndaj vendimit./GazetaExpress/