Bremeri mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me Juventusin, Premierliga i është vënë pas - Gazeta Express
string(89) "bremeri-mund-ta-kete-luajtur-ndeshjen-e-fundit-me-juventusin-premierliga-i-eshte-vene-pas"

Futboll

Gazeta Express

19/05/2026 21:26

Bremeri mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me Juventusin, Premierliga i është vënë pas

Futboll

Gazeta Express

19/05/2026 21:26

Raporte nga Italia pretendojnë se mbrojtësi qendror Gleison Bremer mund ta ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Juventusin, ndërsa klube të Premierligës si Liverpooli dhe Manchester Unitedi po mendojnë aktivizimin e klauzolës së tij të lirimit.

Bremeri ka luajtur me siguri ndeshjen e tij të fundit të sezonit 2025-26 me Juventusin.

Ai mori kartonin e pestë të verdhë në humbjen 2-0 ndaj Fiorentinës të dielën, çka do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër rivalëve Torino në “Derby della Mole”.

Megjithatë, media si “La Gazzetta dello Sport” dhe “TMW” po pyesin nëse kjo mund të ketë qenë edhe ndeshja e tij e fundit ndonjëherë me Juventusin, pasi braziliani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të mbrojtjes së “Zonjës së Vjetër” dhe vazhdon të tërheqë interes nga Premierliga.

Ai ka një klauzolë lirimi në kontratë, e cila raportohet të jetë rreth 58 milionë euro dhe mund të aktivizohet gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht, sipas “TMW”.

Liverpooli dhe Manchester Unitedi thuhet se janë në krye të garës për nënshkrimin e tij.

Bremeri ka kaluar tetë sezonet e fundit në Torino, fillimisht me klubin Torino nga sezoni 2018-19, përpara se të kalonte te Juventus në verën e vitit 2022 për 41 milionë euro plus bonuse.

Që atëherë ai ka zhvilluar 121 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 12 gola, 11 prej tyre në Serie A./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement