Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale në Kupën e Botës - Gazeta Express
string(68) "sot-do-te-zhvillohen-dy-ndeshjet-e-para-cerekfinale-ne-kupen-e-botes"

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale në Kupën e Botës

Sport

Gazeta Express

05/09/2023 8:41

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale në Kupën e Botës në basketboll.

Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Lituanisë dhe Serbisë, nga ora 10:45, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lituanezët kaluan në këtë fazë me bilanc të 100%, duke regjistruar pesë fitore nga po aq ndeshje në dy fazat paraprake.

Ndeshja tjetër çerekfinale do të zhvillohet mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ora 14:40.

Të dy kombëtaret kanë regjistruar nga katër fitore e një humbje gjatë këtij kampionati.

Dy sfidat tjera çerekfinale; Gjermani – Letoni dhe Kanada – Slloveni do të zhvillohen të mërkurën. /Gazeta Express/