Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas - Gazeta Express
string(57) "sot-dita-nderkombetare-per-eliminimin-e-dhunes-ndaj-gruas"

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

Gazeta Express

25/11/2020 7:19

Sot nis fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit, fushatë botërore që organizohet çdo vit e cila fillon më 25 Nëntor, e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes kësaj fushate anembanë botës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Lexo Edhe:

Edhe në Kosovë me rastin e kësaj Dite do të organizohen disa aktivitete, ndërsa në mbrëmje kryeministri Avdullah Hoti do të marrë pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas.