Sorosi ia dhuron 1 milion euro Hungarisë për ta luftuar koronavirusin - Gazeta Express
string(69) "sorosi-ia-dhuron-1-milion-euro-hungarise-per-ta-luftuar-koronavirusin"

Sorosi ia dhuron 1 milion euro Hungarisë për ta luftuar koronavirusin

Gazeta Express

30/03/2020 11:41

Miliarderi 89-vjeçar, George Soros, ka thënë se Fondacioni për Shoqëri të Hapur do t’ia dhurojë 1 milion euro Hungarisë për luftën kundër koronavirusit.

“Pandemia Covid-19 nuk njeh kufij mes shteteve, komuniteteve, feve apo njerëzve. Unë jam lindur në Budapest, në mesin e Depresionit të Madh, një dekadë pas Gripit Spanjoll që la mijëra të vdekur në Budapest”, tha ai.

Lexo Edhe:

“I kam përjetuar Luftën e Dytë Botërore dhe rrethimin e qytetit. E mbaj mend si është të jetosh në rrethana ekstreme”, shtoi ai.

Këto fonde erdhën pavarësisht armiqësisë së partisë në pushtet, me të cilën është përballur miliarderi. Ai gjithashtu ka qenë cak i sulmeve anti-semite në Hungari, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, në Hungari janë shënuar 447 raste të koronavirusit dhe 15 pacientë kanë vdekur.