Soreca: Përfundimi me sukses i reformës është në interes të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në BE - Gazeta Express
string(94) "soreca-perfundimi-me-sukses-i-reformes-eshte-ne-interes-te-shqiptareve-dhe-te-shqiperise-ne-be"

Soreca: Përfundimi me sukses i reformës është në interes të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në BE

Gazeta Express

02/06/2020 21:05

Në përfundim të takimit të gjatë prej 9 orësh më palët politike për reformën zgjedhore, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se takimi me palët e Këshillit Politik  ka qenë konstruktiv dhe se kjo duhet të vazhdojë ditën e nesërme.

Sipas Sorecës përfundimi i kësaj reforme do të ndihmonte shumë vendin për të ardhmen e tij drejt BE-së.

Lexo Edhe:

“Patëm një ditë shumë të mirë pune së bashku ku bashkëshoqëruam punën e anëtarëve të këshillit politik. Për BE është e rëndësishme që të mund të përmbushen kushtet dhe të nis procesi i anëtarësimit të vendit sa më shpejtë.

Kufijtë janë vendosur nga OSBE/ODIHR-in dhe këtë po kërkon dhe BE nga Shqipëria. Shumë shpejt Komisioni Evropian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë.

Falenderoj palët për qasjen e tyre konstruktive dhe i ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë vrulli që arritëm, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”, tha Soreca.