Këtë të martë zhvillohen dy ndeshjet kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të kësaj gare.
Vëmendja kryesore do të jetë në Spanjë, atje ku Barcelona e pret Paris Saint-Germanin.
Katalunasit do të kërkojnë kualifikimin pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Paris, shkruan “Gazeta Express”.
E në anën tjetër, edhe parisienët e kërkojnë të njëjtën gjë, por duhet ta përmbysin rezultatin nga sfida e parë.
Golat e fitores për ekipin spanjoll i kishin shënuar Raphinha dy herë, si dhe një Christensen.
Për PSG-n nuk mjaftuan golat e Dembélés dhe të Vitinhas.
Përballja tjetër e natës është ajo mes Borussia Dortmundit e Atletico Madridit që luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Atletico shkon në gjermani me epërsin prej 2:1 dhe gjithçka është e hapur për këtë ndeshje.
Golat për spanjollët u realizuan nga dyshja De Paul e Lino, derisa për gjermanët shënoi sulmuesi Haller.
Dy skuadra që kalojnë në gjysmëfinale nga këto dy takime, do të ballafaqohen me njëra tjetrën për një vend në finalen e madhe.
Të dy këto ndeshje që luhen sonte nisin nga ora 21:00. /Gazeta Express