Sonte nis faza e “play-offit”, Ylli e kërkon titullin e tretë radhazi - Gazeta Express
string(66) "sonte-nis-faza-e-play-offit-ylli-e-kerkon-titullin-e-trete-radhazi"

Basketboll

Gazeta Express

05/04/2023 10:24

Sonte nis faza e “play-offit”, Ylli e kërkon titullin e tretë radhazi

Basketboll

Gazeta Express

05/04/2023 10:24

Sonte do të nisë faza e “play-off”-it në Superligën e basketbollit.

Golden Eagle Ylli do ta nisë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës, të cilin e fitoi në dy sezonet e fundit.

Therandasit e duan titullin e tretë radhazi, por fillimisht duhet t’i kalojnë disa pengesa, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi nga Suhareka do të përballet me Vëllaznimin në çerekfinale të fazës eliminuese.

Yllit i nevojiten dy fitore ndaj gjakovarëve për ta prekur gjysmëfinalen, aty ku do ta presë Peja.

Dhe, nëse e eliminon edhe ekipin Verdhezi, ekipi therandas më pas do ta kërkojë trofeun në finalen e madhe.

Ndërkohë, Kuqezinjtë do ta kërkojnë mrekullinë në çerekfinale, edhe pse janë të vetëdijshëm se kundërshtari është më cilësor dhe më i fuqishëm.

Për Vëllaznimin, kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në “play-off”.

Sfida mes Yllit dhe Vëllaznimit do të fillojë në orën 20:00.

Kurse, nesër mbrëma do të luhet një tjetër ndeshje e “play-offit”, Trepça – Bashkimi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement