Real Sociedadi e ka fituar Kupën e Mbretit për sezonin 2025/26, pasi e mposhti Atletico Madridin me penallti në “La Cartuja”.
Finalja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për “La Real”, që shënoi golin më të shpejtë në historinë e finaleve të Kupës.
Goncalo Guedes krosroi saktë për Ander Barrenetxea, i cili realizoi me kokë për 1-0 në sekondën e 14-të të takimit.
Atletico reagoi, dominoi dhe shënoi përmes Ademola Lookman, por para pushimit pësoi sërish.
Portieri Juan Musso u ndëshkua për faull ndaj Guedes, duke i dhënë mundësi kapitenit Mikel Oyarzabal të shënojë nga pika e bardhë dhe t’i japë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Pellegrini Matarazzo.
Në pjesën e dytë, Atletico shtoi presionin dhe arriti të barazojë në minutën e 83-të falë një supergoli nga Julian Alvarez, duke çuar ndeshjen në kohë shtesë.
Megjithatë, nuk pati gola në shtesë dhe gjithçka u vendos me penallti.
Atleti e nisi keq serinë, me Alexander Sorloth dhe Alvarez që u ndalën nga portieri Marrero.
Edhe pse Musso priti një penallti të Orri Oskarsson, Real Sociedad realizoi goditjet e tjera dhe siguroi trofeun e katërt në këtë kompeticion./GazetaExpress/
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...