“Duhet ta lësh garën dhe të kthehesh në shtëpi” - Selin tregon arsyen se përse nuk e dëgjoi fjalën e së ëmës - Gazeta Express
string(104) "duhet-ta-lesh-garen-dhe-te-kthehesh-ne-shtepi-selin-tregon-arsyen-se-perse-nuk-e-degjoi-fjalen-e-se-emes"

TV/Film

Gazeta Express

19/04/2026 1:20

“Duhet ta lësh garën dhe të kthehesh në shtëpi” – Selin tregon arsyen se përse nuk e dëgjoi fjalën e së ëmës

TV/Film

Gazeta Express

19/04/2026 1:20

Në klipin përmbledhës të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, Selin ka treguar edhe arsyen se përse vendosi të qëndronte akoma në lojë, edhe pas kërkesës të së ëmës.

Finalistja u shpreh se ai takim me të ëmën nuk shkoi ashtu siç e priste, dhe arsyeja e vetme që ajo nuk i mori për bazë fjalët e saj për të lënë garën dhe për t’u kthyer në shtëpi ishte sepse donte ta çonte luftën e saj deri në fund.

“Takimi me mamin ishte një nga momentet që po e përjetoja me shumë lumturi. Takimi nuk shkoi ashtu siç unë e kisha parashikuar. Vendimi im për të vazhduar garën ka qenë vetëm si dëshirë për t’i shkuar deri në fund garës dhe për të çuar luftën time deri në fund.

Nëse ky vendim i imi e ka lënduar diçka mamin tim, të ketë pasur mundësinë të më mirëkuptojë. Dëshira ime e vetme ka qenë të bëj familjen time bashkë”, u shpreh Selin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement