Messi ia siguron fitoren Inter Miamit me dygolësh ndaj Colorados - Gazeta Express
string(64) "messi-ia-siguron-fitoren-inter-miamit-me-dygolesh-ndaj-colorados"

Sport

Gazeta Express

19/04/2026 1:05

Messi ia siguron fitoren Inter Miamit me dygolësh ndaj Colorados

Sport

Gazeta Express

19/04/2026 1:05

Lionel Messi ishte edhe një herë protagonisti absolut për Inter Miamin duke i realizuar dy gola dhe duke e udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të rëndësishme 3-2 në udhëtim ndaj Colorado Rapids në ligën MLS.

Legjenda argjentinase e shënoi golin e parë nga penalltia dhe më pas ekipi nga Florida avancoi me dy gola, por vendësit nivelizuan gjithçka 2:2) para se tetë herë fituesi i Topit të Artë ta gjente dygolëshin dhe golin e tretë dhe të fitores për ekipin nga Miami në lojën e zhvilluar në Denver para 75 mijë shikuesve.

Ishte një gol spektakolar nga kampioni i botës me Argjentinën pas një solo-aksioni, shkruan “Gazeta Express”.

Messi arriti në kuotën e 905 golave në karrierë, ndërsa i ka edhe 407 asistime në karrierën e tij të lavdishme.

Me Inter Miamin, ish-futbollisti i Barcelonës e Paris Saint-Germainit i ka zhvilluar 97 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 85 gola dhe i ka bërë 43 asistime.

Në këtë sezon, Leo i ka shënuar 7 gola në ligën MLS duke prirë në listën e golashënuesve më të mirë.

Ky sukses vjen në një moment të rëndësishëm për Inter Miamin, që synon të qëndrojë në krye të garës në MLS dhe ta mbrojë titullin e kampionit.

Messi, ndërkohë, vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj në histori, duke qenë vendimtar në çdo paraqitje.

Spektakël dhe një tjetër natë magjike nga Messi – një skenar që tashmë është bërë i zakonshëm në MLS. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement