Skitari kosovar, Klos Vokshi garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në “EYOF 2023” - Gazeta Express
string(85) "skitari-kosovar-klos-vokshi-garoi-sot-ne-disiplinen-e-sllallomit-te-madh-ne-eyof-2023"

Skitari kosovar, Klos Vokshi garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në “EYOF 2023”

Sport

Gazeta Express

27/01/2023 16:40

Skitari i Kosovës, Klos Vokshi, garoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF).

Kjo garë po mbahet në rajonin Friuli, Venezia, Giulia të Italisë, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Lexo Edhe:

Klosi ishte i pa fat në lëshimin e dytë, pasi doli nga shtegu, ndërsa në lëshimin e parë zuri vendin e 60-të prej 100 garuesve.

Me garën e sotme, mbyllet edhe garimi i sportistëve kosovarë në “EYOF 2023”. /Gazeta Express/