Skitarët e Kosovës arrin këto rezultate në Francë - Gazeta Express
string(49) "skitaret-e-kosoves-arrin-keto-rezultate-ne-france"

Skitarët e Kosovës arrin këto rezultate në Francë

Sporte tjera

Gazeta Express

18/02/2023 21:05

Kombëtarja e Kosovës në skitari ka vazhduar garat edhe sot në Kampionatin Botëror të Skitarisë, që po mbahet në Courchevel të Francës.

Vajzat garuan në disiplinën e sllallomit. Lirika Deva zuri vendin e 70-të, Enxhi Sefaj e 82-ta dhe Arba Pupovci e 92-ta, pas lëshimit të parë por që nuk u kualifikuan për lëshimin e dytë.

Lexo Edhe:

Kiana Kryeziu ishte e pafat, pasi nuk përfundoi lëshimin e parë.

Djemtë, Arbi Pupovci, Klos Vokshi dhe Drin Kokaj, garuan në kualifikime për garën e nesërme të sllallomit, ku u kualifikua vetëm Pupovci që doli i 37-ti nga 118 garues, 73 prej të cilëve nuk e mbyllën njërin lëshim sikurse Vokshi e Kokaj.