Skautët e Milanit do ta vëzhgojnë Brojën sonte në ndeshjen Shqipëri - Itali - Gazeta Express
string(73) "skautet-e-milanit-do-ta-vezhgojne-brojen-sonte-ne-ndeshjen-shqiperi-itali"

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 10:02

Skautët e Milanit do ta vëzhgojnë Brojën sonte në ndeshjen Shqipëri – Itali

Sport

Gazeta Express

15/06/2024 10:02

Pasi e zyrtarizoi Paulo Fonsecan si trajner të ri, Milani po përgatitet për afatin kalimtar të verës.

Në sulm, “Rossonerët” po vazhdojnë bisedimet për Joshua Zirkzee, por në anën tjetër janë duke menduar edhe për Armando Brojën.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, sulmuesi shqiptar i Chelseat nuk do të jetë alternativë e Zirkzee, pasi Milani po synon të nënshkruajë me të dy, përcjellë “Gazeta Express”.

Për këtë arsye, disa skautë të Milanit do të jenë në Dortmund, për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Italisë, që luhet në kuadër të “EURO 2024”.

Sezonin e kaluar, Broja ishte i huazuar te Fulhami, ku bëri 8 paraqitje nga janari, me asnjë gol të shënuar dhe një asist./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement