S’ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen Kroaci-Brazil - Gazeta Express
string(52) "ska-fitues-pas-90-minutave-ne-ndeshjen-kroaci-brazil"

Botërori 2022

Gazeta Express

09/12/2022 17:51

S’ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen Kroaci-Brazil

Botërori 2022

Gazeta Express

09/12/2022 17:51

Kanë përfunduar 90 minutat e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës mes Kroacisë dhe Brazilit.

Rezultati pas kohës së rregullt mbeti i pandryshuar, 0:0, shkruan Gazeta Express.

Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate e sidomos portieri Livakovic ishin në krye të detyrës.

Do të jenë tani edhe 30 minuta të tjerë për të vendosur ekipin e parë gjysmëfinalist.

Nëse edhe këto nuk mjaftojnë, penalltitë do të jenë përcaktuese në fund.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër Holandë-Argjentinë që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Gazeta Express/