S’ka fitues pas 90 minutave në ndeshjen e 1/16 së finales mes Australisë dhe Egjiptit.
Koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1, shkruan Gazeta Express.
Egjipti e pati epërsinë qysh në minutën e 13-të kur realizoi Ashour, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
E në minutat e parë të pjesës së dytë, Australia barazoi kur Hany realizoi autogol në minutën e 55-të.
Më pas, Egjipti i pati disa raste të mira shënimi, por portieri i Australisë, Peach pati disa pritje të mira.
Mbetet të shihet nëse do të ketë fitues pas 30 minutave shtesë, apo fituesi do të përcaktohet në penallti.