S’ka fitues në derbi, Liria matematikisht bie nga Superliga - Gazeta Express
string(57) "ska-fitues-ne-derbi-liria-matematikisht-bie-nga-superliga"

Futboll

Gazeta Express

20/04/2024 17:05

S’ka fitues në derbi, Liria matematikisht bie nga Superliga

Futboll

Gazeta Express

20/04/2024 17:05

Janë zhvilluar sot tri ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Të trija takimet u mbyllën pa fitues, por nuk munguan golat dhe spektakli, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2:2

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 50-të kur shënoi Blerim Krasniqi.

Megjithatë, katër minuta më pas, Gentrit Halili barazoi shifrat.

Ishte zëvendësuesi Ensar Huruglica i cili realizoi një super gol në minutën e 89-të të takimit.

Por përsëri, kampioni në fuqi, Ballkani gjeti forcën dhe barazoi rezultatin në minutën e gjashtë shtesë nëpërmjet Nazmi Gripshit.

Me këtë barazim, Ballkani vazhdon si lider me 60 pikë, dy më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Llapi që luan nesër.

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak.

Ekipi prizrenas barazoi 0:0 në shtëpi me Dukagjinin, duke e lënë ekipin klinas në vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara.

E me barazim 1:1 u mbyll përballja e barazhit mes Gjilanit dhe Feronikelit 74.

Tani, Gjilani ka 34 pikë në vendin e shtatë, kurse Feronikeli është në të tetin me tri pikë më pak.

Nesër luhen edhe dy ndeshje tjera, Llapi përballet me Fushë Kosovën, kurse Malisheva e pret Prishtinën.