Situata në Veri, Osmani sot takohet me përfaqësues të institucioneve të sigurisë - Gazeta Express
string(79) "situata-ne-veri-osmani-sot-takohet-me-perfaqesues-te-institucioneve-te-sigurise"

Situata në Veri, Osmani sot takohet me përfaqësues të institucioneve të sigurisë

Lajme

Gazeta Express

08/12/2022 15:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për situatën e krijuar në veri të vendit sot do të zhvilloj një takim me disa nga institucionet e sigurisë.

“Kam kërkuar raport në bazë ditore sot kam takim me disa institucione të sigurisë të cilat përafërsisht çdo orë më njoftojnë rreth zhvillimeve në vëri tani janë duke më pritur në zyrë dhe është një ndër takimet e shumta qe do ta kem lidhur me situatën”, tha ajo.

Lexo Edhe:

“Në momentin që do ta marr raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, është shprehur ajo.

“Nëse një kërkesë e tillë vjen pasi të dorëzohet vlerësimi i institucioneve të sigurisë KQZ-së si presidente do ta bëjë vlerësimin tim dhe atë do ta ndaj me partitë politike por patjetër duhet të ketë konsensus jo unanimitet të plotë por kërkohet konsensus. Besoj që në dy tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohet”, ka thënë Osmani.