Si u këshillua Kurti për të mos iu nënshtruar sindikatave, sipas Valon Sylës - Gazeta Express
string(75) "si-u-keshillua-kurti-per-te-mos-iu-nenshtruar-sindikatave-sipas-valon-syles"

Si u këshillua Kurti për të mos iu nënshtruar sindikatave, sipas Valon Sylës

Gazeta Express

05/09/2022 21:35

Analisti Valon Syla ka thënë se kryeministrin Albin Kurti mund të jetë këshilluar që të mos u nënshtrohet kërkesave të sindikatave, pasi që kërkesa të njëjta mund të bëjnë edhe grupe të tjera shoqërore.

Ai, duke folur në emisionin Pressing në T7, ka thënë se Qeveria Kurti është e paaftë të komunikojë si duhet me sindikatat.

Lexo Edhe:

“Kur je i paaftë në qasje, ose komunikim, sikur qeveria Kurti, ish dashtë me pasë një bashkëndjesi. Mendoj që e kanë këshillu Albin Kurtin që të mos e dëgjoj sindikatën, sepse pastaj do të çohet krejt Kosova të kërkojë diçka”, ka thënë ai.

Syla është shprehur i habitur me Qeverinë Kurti e cila sipas tij proklamonte socializmin, e tash ka problem me sindikatat.

“100 euro nuk janë zgjidhje për rritje, por sidoqoftë kjo është ajo që po kërkojnë për ta zgjidhur situatën dhe për ta filluar mësimin. Në buxhetin e Kosovës janë bllokuar mbi 680 milionë euro, sipas informatave të mia. Ky është bllokim i ekonomisë në krizën më të madhe që po shkon bota. Edhe në Serbi ka krizë, por atyre s’ju ndalet rryma e as nuk ka protesta të sindikatave”, ka thënë ai. /GazetaExpress