Si dy zogj të dashuruar, të kapur për dore, Romeo dhe Jonida nuk e fshehin më lidhjen në publik - Gazeta Express
string(93) "si-dy-zogj-te-dashuruar-te-kapur-per-dore-romeo-dhe-jonida-nuk-e-fshehin-me-lidhjen-ne-publik"

Gazeta Express

27/05/2020 9:25

Si dy zogj të dashuruar, të kapur për dore, Romeo dhe Jonida nuk e fshehin më lidhjen në publik

Gazeta Express

27/05/2020 9:25


Romeo dhe Jonida janë kthyer tashmë në çiftin e preferuar të publikut dhe shumë të komentuar në media. Prej kohësh ata preferuan ta mbanin lidhjen të fshehtë, por tani nuk e kanë më problem të shfaqen bashkë në publik.

Ditën e sotme balerina Isida Mollaymeri ka publikuar një video ku Romeo dhe Jonida shfaqen të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin, gjatë fundjavës në jug.

Lexo Edhe:

“Shih sa të bukur që janë. Shih, shih, shih. E kapa me dorë hundën”, dëgjohet të thotë Isida.

Kujtojmë që së fundmi Romeo foli për herë të parë për lidhjen me Jonidën duke e përshkruar si një vajzë të zonjën dhe zbuloi se i bën edhe surpriza.

“Më pëlqen të bëj lule. Më pëlqejnë surprizat, t’i zbukurosh ditën personit të zemrës”, tha Romeo.