Si do të jetë moti në Kosovë të enjten? - Gazeta Express
string(38) "si-do-te-jete-moti-ne-kosove-te-enjten"

Gazeta Express

29/01/2020 19:41

Si do të jetë moti në Kosovë të enjten?

Gazeta Express

29/01/2020 19:41

Vendi do të ndikohet të enjten nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

Lexo Edhe:

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.