“S’i bëj reklamë dikujt të parëndësishëm”, këngëtari i njohur vazhdon ‘thumbat’ ndaj Fifit - Gazeta Express
string(84) "si-bej-reklame-dikujt-te-parendesishem-kengetari-i-njohur-vazhdon-thumbat-ndaj-fifit"

Rozë

Gazeta Express

22/09/2021 13:22

“S’i bëj reklamë dikujt të parëndësishëm”, këngëtari i njohur vazhdon ‘thumbat’ ndaj Fifit

Rozë

Gazeta Express

22/09/2021 13:22

Në muajin mars të vitit 2018, këngëtari Mentor Haziri mori vëmendjen e mediave rozë me komentin e tij për përformancën e Fifit dhe MC Kreshës në festivalin “Kënga Magjike”

Ai tha se ka qenë perfomancat më e dobët e festivalit.

Lexo Edhe:

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit, stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Mendoj që ka qenë një ndër performancat më të dobëta. Nuk ishte kënga e keqe vetëm se performanca nuk ka qenë për t’u lëvduar. Diçka ndodhi me Fifin dhe Kreshën me mikrofonin dhe dëgjuesin. Fifi nuk ka qenë në më të mirën e mundshme për shkak të stonaturës”, u shpreh ai.

Haziri e votoi me vetëm 4 pikë këngën e famshme të dyshes, e cila në fakt u kthye në një ndër baladat më të preferuara.

Thumbat virtualë mes tyre vazhduan e debati shkaktoi bujë në media e mesa duket akoma nuk janë rregulluar marrëdhëniet mes Fifit dhe Mentor Hazirit.

Mentor Haziri ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” ku është pyetur lidhur me ‘sherrin’ e bujshëm që pati me këngëtaren Fifi, ai u shpreh se nuk donte t’i bënte reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm.

“Është shumë i parëndësishëm dhe nuk dua t’i bëj reklamë dikujt tjetër të parëndësishëm. Është i parëndësishëm, ndoshta nivel shumë i ulët i asaj bisede”, u shpreh ai.