Shukri Buja viziton babanë e ish-presidentit Thaçi në Burojë - Gazeta Express
string(60) "shukri-buja-viziton-babane-e-ish-presidentit-thaci-ne-buroje"

Shukri Buja viziton babanë e ish-presidentit Thaçi në Burojë

Gazeta Express

09/12/2022 18:20

Ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja, e ka vizituar sonte babanë e ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçin, në shtëpinë e tij në Burojë.

Ditë më parë, për festat e nëntorit, familjen e ish-presidentit Thaçi në Burojë e vizituan edhe shumë ish-komandantë të UÇK-së.

Lexo Edhe:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe me ish-shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin, që të katërtit ish-krerë të lartë të UÇK-së, po vazhdojnë të mbahen në paraburgimit në Hagë bazuar në një aktakuzë të konfirmuar, ku cilësohen si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Shukri Buja dhe shumë ish-komandantë të tjerë të UÇK-së, po ashtu, janë intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për rolin e tyre në UÇK gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999.