Shuhet zjarri në pyjet e fshatit Topillë të Shtimes - Gazeta Express
string(51) "shuhet-zjarri-ne-pyjet-e-fshatit-topille-te-shtimes"

Shuhet zjarri në pyjet e fshatit Topillë të Shtimes

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 12:46

Mbrëmë pjesëtarët e Njësisë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim nga Shtimja patën një “luftë të vërtetë” për shuarjen e zjarrit në fshatin Topillë.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, tha se zjarri është lokalizuar, duke apeluar që të ketë kujdes maksimal në ruajtjen e ambientit.

Lexo Edhe:

“Sonte në orët e mbrëmjes bashkë me stafin tim isha në fshatin Topillë ku kanë shpërthyer vatra zjarri fushore e malore që nga mesi ditës por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri”.

“Ndezja e tyre sjellë vetëm efekte negative sepse shkatërron botën bimore e shtazore dhe çdoherë është rrezik potencial që shtrirja e tyre të rrezikojë edhe pasurinë e të tjerëve si objektet familjare dhe pyjet përreth”, thotë kryetari Ismajli.