Shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove - Gazeta Express
string(52) "shtyhet-gjykimi-per-shpelarjen-e-mbi-125-mije-eurove"

Shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 13:38

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Florim Laçi me mbrojtësin e tij, avokatin Ilmi Hoxha, si dhe të akuzuarit Avdush Qukovci, është shtyrë seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, Laçi dhe Qukovci bashkë me Hamëz Limajn, Arment Oranën, Lavdim Sllamnikun dhe Shabedin Rekën, akuzohen për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo Edhe:

Gjykatësi i rastit, Musa Konxheli njoftoi se të gjitha palët në procedurë janë ftuar në mënyrë të rregullut, por nuk dihet mungesa e tyre.

Për të akuzuarin Qukovci, avokati i tij Florent Latifaj tha se i njëjti ka pranuar ftesën por se propozon që gjykimi ndaj tij të zhvillohet në mungesë.

Mirëpo, gjykatësi Konxheli tha se pasi që mungojnë edhe i akuzuari Laçi dhe avokati i tij Hoxha, nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës.

Gjithashtu, gjykatësi njoftoi se gjykimi në mungesë është duke u aplikuar për të akuzuarin Shabedin Reka.

Të pranishëm në seancë ishin të akuzuarit Hamëz Limaj, Arment Orana dhe Lavdim Sllamniku, me mbrojtësit e tyre Enver Maxhuni, Selman Bogiqi, Shkelzen Sopjani dhe Shkodran Mavraj.

Të akuzuarit Florim Laçi, Hamëz Limaj, Arment Orana, Shabedin Reka dhe Avdush Qukovci, në seancën e 25 tetorit 2023 e kanë pranuar fajësinë lidhur me veprat penale me të cilat ngarkohen. Kurse, i akuzuari Lavdim Sllamniku pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së PRSK-së, të ngritur më 3 qershor 2022, Florim Laçi, Hamëz Limaj, Arment Orana, Shabedin Reka, Avdush Qukovci dhe Lavdim Sllamniku, akuzohen për “Shpëlarje të parasë”. Të akuzuarit Reka, Orana dhe Qukovci ngarkohen edhe për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Kurse, të akuzuarit Orana dhe Sllamniku ngarkohen edhe për “Armëmbajtje pa leje”.