Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet - Gazeta Express
string(77) "shtepia-e-princit-harry-dhe-meghan-markle-ne-mbreterine-e-bashkuar-po-mbyllet"

Shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet

Gazeta Express

17/01/2020 15:15

Frogmore Cottage, shtëpia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, është në proces të mbylljes, sipas raportimeve, pas spekulimeve që çifti nuk kanë ndërmend të kalojnë kohë në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen e afërt.

Stafi kryesor i shtëpisë – një menaxher dhe një pastrues – janë transferuar në detyra të tjera brenda familjes së Mbretëreshës,.

Lexo Edhe:

Anëtarëve të tjerë të stafit, të përdorur në baza ad hoc dhe duke përfshirë kuzhinierë, shërbyese dhe këmbësorë, u është thënë se shërbimet e tyre nuk kërkohen më në rezidencën e çiftit në Ëindsor, raporton Daily Mail.

Ky lajm vjen pasi Harry dhe Meghan filluan një periudhë “tranzicioni” për të ndarë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, me bekimin hezitues të Mbretëreshës.

Meghan është tashmë në Kanada, me djalin, Archie dhe dy qentë e tyre.

Harry ka angazhime private në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të javës tjetër dhe thuhet se ai më pas do të bashkohet me Meghan dhe Archie.